![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
Aksioni ndaj biznesit, 10 vjet burg per kontrabande, 3 vjet burg per kuponin
Komisioni i Ligjeve miratoi dje vetëm me votat e maxhorancës ndryshimet në ligjin e Kodit Penal, që parashikon dënime me burg për evazionin fiskal, kontrabandën dhe për mosdhënien e kuponit tatimor.
Nisma e qeverisë është miratuar në parim, ndërkohë që javën e ardhshme do të miratohet nen për nen. Nisma ka marrë 1 votë kundër të opozitës, nga deputeti Eduard Halimi, i cili ishte i vetmi që qëndroi në sallë deri në fund, ndërsa kolegët e tjerë të PD-së u larguan.
Komisioni i Ligjeve
Nisma e qeverisë parashikon dënim me burg për bizneset e paregjistruara në QKR, të cilat nuk disponojnë një NIPT, dhe që nuk presin kupon tatimor për shërbimet e tyre. Për këto shkelje, në Kodin e ri Penal që do të miratohet dënimi është deri në 3 vjet burg. Po ashtu, dënohen edhe bizneset që importojnë dhe që tregtojnë barna kontrabandë, për të cilat parashikohet burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet. Ndërsa kontrabanda e naftës apo benzinës, si dhe futja e tyre në treg me një cilësi të ulët, me Kodin e ri do të dënohet deri në 5 vjet burg.
Argumenti
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi tha se ishte dakord vetëm për tri nga propozimet e qeverisë për të dënuar tregtarët e ilaçeve të falsifikuara dhe tregtarët e karburanteve me cilësi të ulët, dhe administratën doganore të korruptuar, por e ka quajtur si të tepërt dënimin e bizneseve për kasën fiskale apo për kuponin tatimor. “Kjo është një paketë terrori për biznesin. Sepse i jep të vetmen alternativë burgun, kjo nuk ndodh në asnjë vend të BE-së”, tha Halimi. Por për socialistët, ndryshimet e qeverisë në Kodin Penal do të jepnin efekt në përmirësimin e klimës së biznesit.
“Këtu pashë një shpikje që grup interesi janë kontrabandistët dhe hajdutët e këtij vendi. T’u marrim mendim dhe t’i pyesim: shokë kontrabandistë, si e doni, t’ju tolerojmë, të hapim traun e doganës në mëngjes, drekë apo darkë?”, tha deputeti i PS-së, Ulsi Manja. Ai ka folur dhe për arrestimin e berberëve, duke thënë se këta të fundit nuk paguajnë asnjë detyrim, ndërkohë që kanë xhiro ditore afro 30 mijë lekë.“Një berber ngjitur me një biznes tregtimi me pakicë, berberi pa kasë fiskale, vetëm me gërshërë fiton 30 mijë lekë në ditë neto. Kurse tregtari ngjitur i regjistruar me NIPT, me kasë fiskale dhe kupton tatimor, rropatet nga mëngjesi deri në darkë dhe nuk i fiton 30 mijë lekë. Si qenka kjo punë, se nuk do zoti Halimi që të formalizohet berberi, duhet të mbysim tregtarin”, tha Manja.
Por për demokratin Gent Strazimiri, qeveria me këtë nismë do të thyejë në mes berberin, ndërkohë që do të tolerojë trafikantët dhe kontrabandistët. Strazimiri ka sulmuar dhe ministrin Saimir Tahiri, duke e quajtur atë si “debil”. “Vullnet më i mbrapshtë dhe idiotesk politik që t’i shitet një populli, për mendimin tim, që qimja e berberit është problemi dhe jo trafiku i drogës, jo makina e shitur, jo ministri debil që del dhe akuzon vetveten, dhe s’i hyn gjemb në këmbë. Të sjellë këtë copë letër dhe të thotë se ti nuk je as qytetar. Këta sikur kanë dalë nga filmat në komunizëm”, tha Strazimiri.
Por, pas këtyre akuzave, deputeti Bashkim Fino kërkoi që të mos fyen ministrat. “Duhet të mbahet etika në komision, nuk kemi të drejtë të shajmë as liderin e opozitës, por në mënyrë të veçantë asnjë ministër. S’mund t’i themi debil ministrit”, tha Fino./Gazeta Panorama
Më të lexuarat
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)
![Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet](images/news/shpronesimett bulevardi maliqqq.png)
![Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj](images/news/turiste nete qendrime shqiperiu vendi pare.jpg)
![Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves](images/news/kosove shqiperii kontroll kufitar.jpg)
![INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti](images/news/pagat shteti privati instat.jpeg)
![Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit](images/news/rama milot balldren tenderi fund muaji.jpg)
![Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike](images/news/aeroporti vlore tendes ost fondi limit.jpg)